image Vetaksidentohet një veturë në Dobratin të Podujevës, lëndohen katër persona

Kosovë

Vetaksidentohet një veturë në Dobratin të Podujevës, lëndohen katër persona

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 13:00 në Dobratin të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor

Sot rreth orës 13:0 në fshatin Dobratin të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vetaksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/