Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër vetaksident u shënua edhe mbrëmë pak para mesnate në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku siç merr vesh Gazeta Sinjali shoferi i veturës u përplas pasi humbi kontrollin mbi timon.
Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije se i njëjti ka pësuar lëndime në kurriz, ndërsa pas tretmanit mjekësor në QKUK, sot gjendja shëndetësore e tij është në përmirësim.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rastin në fjalë dhe do t’iu mbajë të informuar për detaje.