image Vetaksidenti i tre policëve në veri, Elshani: S’ka arsye për dyshime, rruga ishte me ngrica

Siguri

Vetaksidenti i tre policëve në veri, Elshani: S’ka arsye për dyshime, rruga ishte me ngrica

news image

Tre zyrtarë policorë janë lënduar mëngjesin e sotëm nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka folur për këtë aksident.

“Nuk ka arsye për dyshime. Thjeshtë, rruga ka qenë me ngrica dhe lëvizja e policisë ka qenë e tillë. Këto janë raste që ndodhin, është rastësi”, tha Elshani për Klanin.

Ai shtoi se ky është vetaksidenti i shtatë në këtë zonë, por hodhi poshtë spekulimet se në rrugë mund të jetë hedhur vaj apo substanca të tjera.

“Veç vdekjen e kemi të sigurt, nuk ka dyshime  për ndonjë veprim të qëllimshëm”, u shpreh Elshani.

/GazetaSinjali/