image Vetaksident në Lipjan, humb jetën një person

Siguri

Vetaksident në Lipjan, humb jetën një person

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në aksin rrugor Rusinovc – Shalë, në Lipjan, sot rreth orës 15:00, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tani i ndjeri kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur një shtyllë betoni.

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë ka ndodhë një vetaksident trafiku, ku nje veturë për shkaqe akoma të pasqaruara ka humbur kontrollin dhe është perplasë me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Failjare në Komoran. Me hetimin e rrethanave se si ka ardhë deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/