Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur pak më parë në autostradën Duhël-Suharekë
Nga pamjet shihet se një veturë është përplasur me mbrojtëset e rrugës.
Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!