Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka përfunduar në një pompë të derivateve, ndërsa e lënduar ka mbetur shoferja e veturës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka potencuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.