Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa minutash në fshatin Llozicë të Malishevës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se një motorist është vetaksidentuar, me ç’rast edhe dyshohet se ka vdekur.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës së fshatit Llozicë.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore të cilët po merren me procedurat e nevojshme.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.