Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën në dalje për Fushë Kosovë, sipas lexuesve të cilët kanë dërguar pamje dhe informacione nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave nga lexuesit, në aksident janë lënduar gjithsej 6 persona mes tyre edhe fëmijë.
Lexuesit raportojnë se në vendngjarje ka pasur ndërhyrje të qytetarëve dhe shërbimeve emergjente.
Sinjali është kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë përgjigje zyrtare për rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!