Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar veshkën e modifikuar të një derri në trupin e një pacienti me tru të vdekur, kanë thënë se mërkurën se organi është duke punuar edhe pas 32 ditësh – hap i rëndësishëm në garën për ta luftuar mungesën e dhurimit të organeve.
Procedura e fundit eksperimentale është pjesë e një fushe kërkimi që synon t’i avancojë transplantimet mes krijesave të ndryshme, duke i përdorur trupat e njerëzve që janë dhuruar për qëllime shkencore.
Momentalisht në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë prej 103.000 personave që presin për transplantim organesh, dhe prej tyre, 88.000 kanë nevojë për veshkë.
“Ne i kemi modifikuar gjenet e veshkës së derrit që po punon që një muaj në trupin e njeriut”, ka thënë Robert Montgomery, drejtor në Institutin për Transplante Langone.
“Mendoj se është hap i rëndësishëm në këtë pikë, që ofron siguri për nisje të studimeve edhe te trupat e gjallë të njerëzve”.
Montgomery e ka transplantuar për herë të parë veshkën e modifikuar të një derri në trupin e njeriut në shtator të vitit 2021, të përcjellë nga një procedurë e ngjashme në nëntor të vitit 2021.
Prej atëherë janë kryer disa eksperimente të ngjashme që kanë funksionuar për dy deri në tri ditë./rel/