Sot (e martë) është zhvilluar spektakli i radhës në kuadër të Big Brother VIP.
Banorët e kanë nisur mbrëmje duke bërë një koreografi nën ritmet e këngës së famshme të Backstreet Boys, “Everybody”.
Të veshur me kostume të ndryshme, yjet e ‘show-it’ kanë marrë sërish vëmendjen e publikut teksa kanë kryer me sukses koreografinë.
Aktorja e njohur Arjola Demiri edhe në këtë mbrëmje është dukur tërheqëse, e veshur me një fustan të verdhë të shkurtër.
Në një moment teksa po kërcente, aktorja tropojane ka treguar më shumë se që duhet, pasi dekolteja e hapur bëri që të vihet në pah pak nga gjoksi i saj.
Arjola edhe në puntatat e kaluara është komentuar për dukjen e saj, në veçanti për ekspozimin e tepërt te pjesa e dekoltesë. /Gazeta Sinjali Sporti/