image “Veshët n’dorë t’i jap”/ Asamblistja e PSD-së përplaset me asamblistin e LVV-së në Kuvendin e Prishtinës

Politikë

“Veshët n’dorë t’i jap”/ Asamblistja e PSD-së përplaset me asamblistin e LVV-së në Kuvendin e Prishtinës

news image

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur mbledhja e radhës e asamblesë, ku për një moment situata ka eskaluar nga pjesëmarrësit në takim, shkruan Gazeta Sinjali.

Protagonist të kësaj zhurme kanë qenë dy asamblistë, Besnik Mujeci i Vetëvendosjes dhe Vala Peshku e PSD-së.

Asamblistja nga radhët e PSD-së ka shpërthyer ndaj asamblistit, Besnik Mujeci duke i thënë “Veshtë në dorë t’i jap hajvan”.

Besnik Mujeci i Vetëvendosjes ka akuzuar Vala Peshkun e PSD-së se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur edhe “të pafytyrë”

Video është publikuar nga vetë Mujeci i cili në Facebook ka shkruar: “Qa me thonë..Karen’s..”

Por, në një reagim në Facebook, këshilltarja në komunën e Prishtinës, Mimoza Sylejmani ka thënë se Mujeci ka kërcënuar atë dhe Pulën duke u thënë se “këmba e tyre nuk do të shkelë më kurrë në komunë”

/GazeaSinjali/