image Veseli pas takimit me qytetarët në Mitrovicën e Veriut: Ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga Qeveria Kurti

Kosovë

Takim/ Veseli pas takimit me qytetarët në Mitrovicën e Veriut: Ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga Qeveria Kurti

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot qytetarët shqiptarë që banojnë në veri të Kosovës.

Veseli thotë se këta banorë po ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga Qeveria Kurti.

“Zhvillimet e fundit janë alarmante, pas hyrjes së një numri të madh të zyrtarëve të dërguar nga Beogradi, si dhe heshtjes së Qeverisë përkundrejt vendosjes së orës policore të Serbisë në katër komunat kosovare të veriut dhe karantinimit të dy prej tyre”, ka shkruar Veseli, në një postim në Facebook.

Po ashtu, Veseli tha se ka kërkuar prej banorëve të atjeshëm që të bëjnë durim e ta ruajnë qetësinë, sepse Serbia s’ka për t’u kthyer më kurrë në Kosovë.

“I sigurova se ashtu sikurse bashkarisht kemi kaluar kohë më të vështira, prapë së bashku do ia dalim ta kalojmë këtë pandemi dhe ta ruajmë të pacënuar sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot shkova në veri të Republikës së Kosovës, për t’i takuar qytetarët shqiptarë që banojnë atje, të cilët po ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga Qeveria Kurti. Zhvillimet e fundit janë alarmante, pas hyrjes së një numri të madh të zyrtarëve të dërguar nga Beogradi, si dhe heshtjes së Qeverisë përkundrejt vendosjes së orës policore të Serbisë në katër komunat kosovare të veriut dhe karantinimit të dy prej tyre. Megjithatë, kërkova prej banorëve të atjeshëm që të bëjnë durim e ta ruajnë qetësinë, sepse Serbia s’ka për t’u kthyer më kurrë në Kosovë. I sigurova se ashtu sikurse bashkarisht kemi kaluar kohë më të vështira, prapë së bashku do ia dalim ta kalojmë këtë pandemi dhe ta ruajmë të pacënuar sovranitetin e Kosovës./Gazeta Sinjali/