Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një konferece të jashtëzakonshme, të mbajtur pas aktakuzës së ngritu nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, tha se motivet e prokurorit janë politike dhe se ai nuk do ta lejojë që ta njollosë UÇK-në.
“Një tjetër shqetësim është se vendimet e prokurorit janë krejtësisht politike, duke pasaur parasysh që pak ditë para takimit në SHBA, janë motive politike, me këtë qasje prokurori ka paralajmëruar udhën që ai ndjekë për të ushtruar gjithë pushtetit e tij. Ai po përpiqet që përmes deklaratave të mbulojë motivet e vërteta që duket se janë të pavërteta, nuk do të lejoj që prokurori të njollosë UÇK-në, ne kemi qenë të detyruar ta mbrojmë vendin tonë, popullin tonë, nëse duhet, ne do të dëshmojmë që UÇK ka bërë luftë të ndershme kundër një ushtrie të fortë të udhëhequr nga një bandë kriminale serbe”, tha Veseli.
Veseli më tutje tha se luftëtarët e UÇK-së janë heronj e jo kriminelë lufte siç po pretendohet t’i paraqesin.
“Luftëtatërt trima janë heronj të luftës që kanë luftuar kundë një agresori serb, dhe nuk janë kriminelë lufte”, tha ai.
Gjithashtu, ai theksoi se për krime lufte janë dënuar udhëheqësit serbë, e jo ata kosovarë, sipas tij Kosova është sulmuar nga kriminelët serbë të cilët kanë kryer gjenocid.
“6 udhëheqës serbë janë shpallur fajtorë për krimet që kanë bërë në Kosovë, ndërsa të gjithë të akuzuarit në Kosovë, janë shpallur të pafajshëm, kjo tregon se ne jemi sulmuar nga kriminelët dhe jemi mbrojtur nga ta”, shtoi Veseli./ Gazeta Sinjali/