Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka i shprehur ngushëllime kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me rastin e vdekjes së nënës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se lutet që Rama ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme.
“Ngushëllimet më të thella kryeminsitrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”, ka shkruar Veseli./Gazeta Sinjali/