image Veseli: Mos i votoni ata që po rrezikojnë Kosovën dhe partneritetin me SHBA-të

Politikë

Politikë/ Veseli: Mos i votoni ata që po rrezikojnë Kosovën dhe partneritetin me SHBA-të

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sonte në hapje të fushatës zyrtare në Podujevë, ka përkrahur kandidatin e partisë së tij, Naim Fetahun.

Mirëpo, nga aty lideri i PDK-së ka dhënë kritika për Qeverinë, duke u bërë thirrje qytetarëve që mos t’u besojnë votën partive që po rrezikojnë Kosovën dhe po promovojnë antiamerikanizmin.

“Mos i përkrahni ata të cilëve mund t’ua shohim sherrin. Ata që po rrezikojnë Kosovën dhe të ardhmen tonë duke promovuar antiamerikanizmin. Mos i votoni ata. Podujeva meriton më mirë. Podujeva meriton më shumë…tha Veseli ndër të tjera.

Kreu i PDK-së theksoi se për 20 vjet, Podujevën e kanë qeverisur ata që sipas tij ‘vetëm qytetarin nuk e kishin prioritet’. /Gazeta Sinjali/