image Veseli kërkon që të anulohet protesta e OVL-UÇK-së e paralajmëruar më 9 korrik

Kosovë

Veseli kërkon që të anulohet protesta e OVL-UÇK-së e paralajmëruar më 9 korrik

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të anulohet protesta e paralajmëruar më 9 korrik nga OVL-UÇK.

Veseli përmes një video-mesazhi ka thënë se në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve dhe për këtë ka kërkuar që të anulohet protesta e paralajmëruar.

“Faleminderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka thënë Veseli.

OVL-UÇK ka thirrur protestë në Prishtinë në kundërshtim të Gjykatës Speciale, pas ngritjes së aktakuzave nga Prokurori Special ndaj Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. /Gazeta Sinjali/