image Veseli kërkon nga Qeveria në detyrë të merren masa për riatdhesimin e shtetasve të Kosovës

Kosovë

Shkrim/ Veseli kërkon nga Qeveria në detyrë të merren masa për riatdhesimin e shtetasve të Kosovës

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qindra shtetas kanë shprehur bullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe sipas tij, kanë të drejtë dhe janë të mbrojtur me Kushtetutë.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli, ka treguar se ka biseduar me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Austri dhe Francë rreth gjendjes së diasporës në kushtet e pandemisë.

Veseli kërkon nga qeveria në ikje që të merren masa për riatdhesimin e tyre.

“Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:

Pata kënaqësinë të bisedoja me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë, të cilët i thirra në telefon për t’u interesuar për gjendjen e diasporës sonë në këto vende në kushtet e pandemisë. Duhet të jemi mirënjohës ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët tanë por edhe të krenohemi me shërbimin tonë diplomatik për dedikimin që po dëshmon. U gëzova kur më treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen.

Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje./Gazeta Sinjali/