Kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri i koalicionit të kaluar qeverisës, Ramush Haradinaj, nuk e ka përkrahur vetingun në sistemin e drejtësisë dhe në polici.
“Vetingu në drejtësi e polici. Kryeministri Haradinaj ka qenë kundër vetingut në sistemin e drejtësisë dhe policisë”, ka thënë Veseli në Rubikon të KTV-së.
Madje ai tha se as opozita s’e ka përkrahur.
“Kemi gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë policorë që s’ia dinë skajin pasurisë. Do të hetohen për të gjetur se kah i kanë marrë”, potencoi Veseli./Gazeta Sinjali/