Kryetari I PDK-së, Kadri Veseli ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje gjatë fjalimin në konventën e kësaj partie në Prishtinë.
Duke aluduar në këtë subjekt politik, Veseli ka thënë se nuk mund të ndërtohet e ardhmja nga ata që dyshojnë në të dhe e mohojnë identitetin e shtetit të Kosovës.
Ai ka shtuar poashtu se nuk mund të ndërtohet e ardhmja nga ata që e vënë në dilemë dhe e cenojnë partnerietein me SHBA-në dhe BE-në.
Kreu i PDK-së poashtu ka thënë se nuk mund të ndërtohet një e ardhme nga ata që nuk kanë guxim me luftu nepotizmin, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.
Sipas tij PDK është parti e vetme që e ka edhe vullnetin edhe guximin ta bëjë një gjë të tillë. /Sinjali/