image Veseli e konsideron vetën partner të denjë të SHBA-së e BE-së

Kosovë

Politikë/ Veseli e konsideron vetën partner të denjë të SHBA-së e BE-së

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet t`i ketë raportet e mira me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosovës i duhet një kryeministër, i cili është i respektuar dhe i mirëpritur në Uashington dhe në Bruksel”, ka theksuar Veseli.

Kreu i PDK-së, njëherësh kryeparlamentar i Kosovës, është zotuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit ndonëse partia e tij ka udhëhequr me vendin për më se një dekadë duke qenë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit për ta bërë Kosovën një vend të jetueshëm për të rinjtë që po largohen, është besimi i tij se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet dhe se është kryeministri i duhur për ta bërë këtë. Ai thotë se këtë betejë e ka nisur në partinë e tij dhe do ta vazhdojë edhe për shtetin e Kosovës”, ka thënë Veseli për gazetën Zëri.

Veseli  duke folur për zgjedhjet  ka theksuar se institucioneve të Kosovës u duhet një legjitimitet i ri qytetar. /Sinjali/