Si shkak i vërshimeve të ditëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar edhe probleme në rrjetin elektrik, ku disa zona mbetën edhe pa energji.
Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it, tha për Gazetën Sinjali se si pasoj e vërshimeve në Kosovë të ditëve të fundit janë shkaktuar probleme edhe në rrjetin elektrik dhe në furnizim me energji.
Sipas Buzhalës situata më e rëndë është në Pejë dhe në Burim, por edhe në komuna tjera.
“Pjesa më e madhe e konsumatorëve janë të furnizuar me energji, përveç atyre banorëve të Pejës ku kishte dëme më të mëdha”, tha Buzhala.
Zëdhënësi i KEDS-it shtoi më tej se sot situata është më e qetë, dhjetëra ekipe kanë qenë në terren duke sanuar dëmet.