Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunën e Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përveç vërshimeve në këtë zonë ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se cilat vende janë prekur nga këto vërshime dhe nga ndërprerja e energjisë elektrike.
“Fshatrat Isniq, Pobergjë, Carrabreg i Ulët, Carrabreg i Epërm, Dubovik, Lloqan dhe qyteti i Deçanit gjithashtu, janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e energjisë elektrike”, shkroi ndër të tjera Ramosaj.
I pari i Deçanit bëri të ditur se ekipet e N.L. “Higjiena” dhe ato të KEDS-it kanë dalë në terren dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet dhe të kthejnë gjendjen në normalitet.
Gazeta Sinjali pak më herët ka raportuar që edhe qyteti i Pejës po përballet me probleme të njëjta si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut./Gazeta Sinjali/
Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në…
Posted by Bashkim Ramosaj on Tuesday, December 29, 2020