image Vërshimet bllokojnë kamionët në rrugën Ferizaj–Shkup, uji mbulon segmentin rrugor

Siguri

Vërshimet bllokojnë kamionët në rrugën Ferizaj–Shkup, uji mbulon segmentin rrugor

news image

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në segmentin rrugor Ferizaj–Shkup, ku disa kamionë kanë mbetur të bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të rënda dhe duke krijuar kolona në këtë aks.