image Veprimtari të kundërligjshme gjatë viteve 2020-2022, ngritet aktakuzë ndaj pesë fajdexhinjve

Drejtësi

Veprimtari të kundërligjshme gjatë viteve 2020-2022, ngritet aktakuzë ndaj pesë fajdexhinjve

news image

Foto ilustruese


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pesë personave për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit për disa vepra janë N.S., A.S., B.S., SH.S., dhe J.F., transmeton Sinjali.

Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të njëjtit akuzohen se janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdesë.

“Aktakuza është ngritur kundër tyre për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale:

“Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.

“Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

“Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.

“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.”

/GazetaSinjali/