Vepra artistike e titulluar “Morons”, një vepër që satirizon shitjen rekord të veprës “Sunflowers” të vitit 1987 realizuar nga Van Gogh dhe në të është e shkruar: “Unë nuk mund të besoj se ju ‘moronët’ në të vërtetë e keni blerë këtë ndyrësirë”, është vlerësuar fillimisht me 95 mijë dollarë dhe ishte blerë nga Galeria Taglialatella e New Yorkut, por kjo vlerë tani është rritur.
Para se ta digjnin veprën artistike, tifozët e kripto valutës e digjitalizuan veprën duke përdorur teknologjinë e bllokimit në “SuperFarm” dhe duke e ruajtur atë në formën e saj digjitale.
“Ne kemi zgjedhur në mënyrë specifike një vepër të Banksyt pasi që ai më parë ka copëtuar një nga veprat e tij artistike në një ankand”, ka thënë njëri nga anëtarët për HypeBeast.
“Ne e shohim këtë djegie të veprës si një shprehje të vetë artit. Ne jemi duke gjeneruar një formë të re të veprave artistike përmes krijimit unike të kësaj ‘NFT-je’, që është një përfaqësim i drejtpërdrejtë i fizikes”.
“Morons NDT” do të dalë në ankand në “OpenSea” dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. /Gazeta Sinjali/