Intervistimi i 21 kandidatëve për pozitën e drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit do të fillojë më 29 nëntor.
Kështu ka vendosur Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e AKK-së.
Kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi, tha se faza për trajnimin e anëtarëve të Komisionit do të vendoset ditëve në vazhdim.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se nga 25 aplikacionet për kryetar të AKK-së, katër prej tyre nuk i kanë plotësuar kriteret për të vazhduar tutje. Ai tha se kanë punuar për rreth 7 orësh për t’i shikuar në detaje këto aplikacione.
Ky proces është duke u monitoruar nga ambasada britanike, përfaqësuesit e së cilës, morën pjesën virtualisht në këtë mbledhje. /GazetaSinjali/