Brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht në ambientet e jashtme të Klinikës Infektive janë vendosur edhe dy tenda.
Tendat e vendosura kanë nga gjashtë shtretër brenda dhe planifikohet të trajtohen rastet e dyshuara të infektimit me koronavirus.
Deri më tani, zyrtarisht, institucionet e Republikës së Kosovës kanë konfirmuar vetëm tri raste të infektuara me koronavirus.
Behet fjalë për dy rastet e konfirmuara të premten, 77 vjeçari nga Vitia dhe 20 vjeçarja shtetase italiane, ndërkohë sot është konfirmuar edhe rasti i tretë i infektuar i cili ka pasur kontakt me njërin prej rasteve të infektuara dje./GazetaSinjali/