image Vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” - FOTO

Politikë

Vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” – FOTO

news image

Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Siç raporton RTV Dukagjini, pranë tyre është parë një veturë e policisë.

/GazetaSinjali/