image Vendos kryesia, seanca konstituive me 22 mars

Politikë

Vendos kryesia, seanca konstituive me 22 mars

news image

Ish-nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci para mediave ka bërë të ditur se seanca konstituive do të mbahet të hënën.

Në mbledhje të kryesisë kishim përgatitje për seancën konstituive të legjislaturës së tetë. U vendos sipas propozimit të u.d të presidentit që seanca të mbahet me datë 22 mars, të hënën në ora 10:00. U diskutua edhe për çështje teknike siç është vendosja e deputetëve në seancë, e përgatitjes së seancës. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim”, ka thënë Nagavci.

Tutje, Nagavci ka folur edhe për krijimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas saj, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë.

Lëvizja i ka votat për krijimin e Qeverisë. Është e rëndësishme që institucionet të krijohen sa më parë. Jemi në kohën pandemie. Është e rëndësishme për interesin e vendit që sa më shpejtë të vazhdohet me punë”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se a do të jetë kryetare e Kuvendit, Nagavci ka deklaruar se janë duke e diskutuar me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje por që ende s’kanë marrë vendim.

Ne në Lëvizje ende nuk kemi vendosur se kush do të jetë kryetare të Kuvendit. Kemi për t’i nxjerrë probleme teknike administratës për të gjetur një sallë të grupit parlamentar të VV-së sepse s’kemi pasur kurrë më shumë deputetë”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/