image Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual ndaj nxënëses në Gjakovë

Drejtësi

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual ndaj nxënëses në Gjakovë

news image

Një rast alarmant i ngacmimit seksual është raportuar në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, ku një punëtor i bufesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Sinjali raportoi të enjten për këtë incident të rëndë, ndërsa tashmë është zbuluar emri i të dyshuarit.

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit në lidhje me këtë rast.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurit D. LL.,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D. LL., në Gjakovë, në shkollën fillore “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke e përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës se mitur, veprime këto të cilat të dëmtuarës së mitur i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Rasti është raportuar më 26 mars nga prindi i viktimës, i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka siguruar prezencën e të dyshuarit.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Dren Lluhani (38-vjeçar).

I njëjti fillimisht ishte në arrati, por më pas është vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/