Ish-prokurori Besni Cani nuk do të kthehet në detyrë dhe as do të dëmshpërblehet financiarisht, por vettingu ndaj tij do të rihapet me një trupë tjetër.
Kjo është vendimarrje e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg që prek direkt vettingun që kryhet ndaj njerëzve të drejtësisë në Shqipëri.
Paditësit, që gjatë shkarkimit nga detyra ishte anëtar i Këshillit të Lartë të prokurorisë, ju shkelën në vendin e tij të drejtat për t’u gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj.
Pika e dobët që gjen Strasbugu është procedura e emërimit të anëtarit të KPA, Luan Daci, i cili nuk përmbushte kushtet për të qenë anëtar i KPA sa kohë ishte shkarkuar nga detyra.
Luan Daci ishte anëtar i trupës që gjykoi në KPA ish prokurorin Cani. Strasburgu konstaton se emërimi si gjyqtar dhe zgjedhja nga kuvendi i tij u krye pa verifikuar të kaluarën e tij.
Emri i Luan Dacit, shpallur fajtor nga gjykata e posaçme për falsifikim, pritet të përsërisë të njëjtin kazus edhe për shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilëve ai u bëri vettingun në cilësinë e gjyqtarit kushtetues.
Për rastin Cani që ju gjetën të ardhura të pajustifikuara, Strasburgu lë të hapur mundësinë e negocimit midis qeverisë dhe ish prokurorit, i cili pavarësisht sugjerimit do ta shfrytëzojë të drejtën për të kërkuar rihapje të çështjes pranë Kolegjit të Posaçëm të apelimit.
Më tepër se pesë vjet nga nisja e vettingut, presin ende për t’u kontrolluar edhe 242 gjyqtarë dhe prokurorë nga 805 që ishin.