image Vendimet e para të Albin Kurtit si kryeministër - do t’i shfuqizojë vendimet e marra nga Ramush Haradinaj

Kosovë

Qeveria/ Vendimet e para të Albin Kurtit si kryeministër – do t’i shfuqizojë vendimet e marra nga Ramush Haradinaj

news image

Qeveria e Kosovës do të mbajë së shpejti mbledhjen e dytë të saj nën drejtimin e Albin Kurtit si kryeministër.

Vendimet e para të Kurtit pritet që të jenë shfuqizimet e vendimeve që i kishte marrë Qeveria Haradinaj.

Gazeta Sinjali, mëson nga burimet e saj se Kurti pritet ta anulojë vendimin e Haradinajt për vazhdimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Nëse propozimi i Kurtit miratohet në mbledhje të Qeverisë, Bahri Berisha nuk do të jetë drejtor i Doganave.

Përveç tij, pritet që Kurti të shfuqizojë edhe emërimin e Rexhep Hotit nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, emërimin e Besnik Tahirit nga posti i Koorindatorit Nacional për Reforma Shtetërore, emërimin e Mendim Rugovës nga posti i Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, emërimin e Fatos Makollit nga posti i Koordinatorit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si dhe emërimin e Burim Ramadanit nga posti i Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Gjithashtu, Kurti pritet që të shfuqizojë vendimin për themelimin e Task Forcës Kundër Nakrotikëve tek të rinjtë dhe Siguri në shkolla.

Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova pati thënë se do të rishqyrtohen të gjitha vendimet që janë marrë pas fazës së dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. /Gazeta Sinjali/