Qeveria serbe është detyruar të lehtësojë disa nga masat shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit, për shkak të pakënaqësive në rritje të publikut edhe pse kjo lëvizje nuk është mbështetur plotësisht nga doktorët.
Deri në këto momente në Serbi raportohen 8724 raste me Covid-19 dhe 173 vdekje. Numri i qytetarëve të pakënaqur me masat strikte të vendosura nga qeveria e presidentit Vuçiç është në rritje, sa një protestë u organizua nga dritaret dhe ballkonet kundër tyre.
Të enjten qeveria ktheu mbrapsht vendimin e saj për të bllokuar të gjithë vendin gjatë fundjavës së 1 majit dhe në vend të saj vendosi ndalimin e lëvizjes nga ora 17:00 e së enjtes deri të shtunën, pavarësisht thirrjeve të mjekëve që të mos lehtësojë masat.
Epidemiologu, Predrag Kon, pjesë e ekipit të qeverisë për të përballuar krizën tha se ky vendim ishte një kompromis. “Nuk ndjehem shumë mirë për këtë”. Ai shtoi se një izolim 3 ditor do të ishte një vend më i mirë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Të mërkurën, Serbia raportoi 227 raste të reja me koronavirus dhe 5 viktima, ndërkohë që fqinjët e Bosnjes janë shifra aspak pozitive pasi qeveria vendosi të lehtësojë masat. /Gazeta Sinjali/