image Vendi më i prekur nga koronavirusi në rajon e heq gjendjen emergiente

Rajon

Pandemia/ Vendi më i prekur nga koronavirusi në rajon e heq gjendjen emergiente

news image

Duke parë rënien e numrit të personave të infektuar dhe viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit, presidenti Aleksandar Vuçiq vendosi që brenda kësaj jave t’i japë fund gjendjes së emergjente në vend.

Heqja e gjendjes së emergjencës, prej së cilës, që prej mesit të marsit janë mbyllur kufijtë dhe aeroportet, ndërsa qytetarët lëvizin vetëm në orare të caktuara, do të ratifikohet në parlament ditën e mërkurë.

Gjatë një interviste për televizionin Pink, Vuçiq tha se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për ta hequr këtë gjendje emergjence.

Serbia është shteti më i prekur deri në këto momente, duke numëruar 9,464 persona të infektuar me koronavirus dhe 193 viktima, por numri i të prekurve të rinj ka rënë nën 5% nga mijëra testime që bëhen çdo ditë.

Javën e ardhshme në vendin ballkanik do të rinisë shërbimi i trenit dhe autobusëve dhe më vonë dhe fluturimet komerciale. Qendrat tregtare, lokalet dhe restorantet gjithashtu do të rihapin dyert, por me kushtin e kryesor për të ruajtur distancën sociale. /Gazeta Sinjali/