image Vendi drejt zgjedhjeve, ky është reagimi i parë i kabinetit të Osmanit - Sinjali

Vendi drejt zgjedhjeve, ky është reagimi i parë i kabinetit të Osmanit

news image

Pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim pro ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për votën e Etem Arifit, duke e  çuar kështu vendin drejt zgjedhjeve, ka ardhur reagimi i parë nga kabineti i kryeparlamentares dhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ishte asistentja e saj, Egnesa Vitia, e cila postoi një fotografi në Facebook, mbi të cilën shkroi:

 “Dmth., po dihet kah cila zyre kalojnë vendimet!”.

Shpallja e pavlefshme e votës së Arifit për Qeverinë Hoti e çon vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin