image Vendet në Evropë që po i ndihmojnë njerëzit të paguajnë faturat e tyre të energjisë

Botë

Vendet në Evropë që po i ndihmojnë njerëzit të paguajnë faturat e tyre të energjisë

news image

Inflacioni ka shkaktuar një krizë të kostos së jetesës në të gjithë Evropën dhe qeveritë po ndërhyjnë në përpjekje për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja në dukje e pafundme e çmimeve të energjisë.

Inflacioni u hodh në një nivel të ri historik prej 8.9 përqind në korrik në Evropë për 19 vendet e lidhura me euron, i nxitur nga rritja e kostove të energjisë.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë kryesisht përgjegjës për politikat e tyre kombëtare të energjisë dhe rregullat e BE-së i lejojnë ata të marrin masa urgjente për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e kostove. Ja një vështrim se çfarë po bëjnë qeveritë në të gjithë kontinentin për të ndihmuar.

Britania ka një kufi çmimi për kontratat më të përdorura të energjisë shtëpiake, por faturat janë rritur megjithatë. Për shumicën e familjeve britanike, faturat e energjisë parashikohen nga analistët të rriten në rreth 3,500 £ (4,136 €) në vit. Parashikimet më pesimiste arrijnë në 6,000 £ (7,090 €) në vit.

Italia miratoi në fillim të gushtit një paketë të re ndihme me vlerë rreth 17 miliardë euro për të ndihmuar në mbrojtjen e firmave dhe familjeve nga rritja e kostove të energjisë dhe rritja e çmimeve të konsumit.

Spanja ka vendosur të taksojë ato kompani energjetike që përfitojnë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe të përdorë paratë e mbledhura për të ndihmuar qytetarët e saj të paguajnë faturat.

Franca po ofron gjithashtu një pagesë të njëhershme për qytetarët e saj për t’i ndihmuar ata të përballen me kohë të vështira, megjithëse me vetëm 100 euro kjo është dukshëm më e ulët se në Britani dhe Itali.

Danimarka ka rënë dakord për një dhënie parash për të moshuarit dhe masa të tjera që arrijnë në 3.1 miliardë korona daneze (417 milionë euro), duke përfshirë një ulje të një takse mbi çmimet e energjisë.

Gjermania e cila ka luftuar për të frenuar varësinë e saj të madhe nga gazi rus, është zotuar të ulë taksën e vlerës së shtuar për gazin natyror nga 19 për qind në 7 për qind deri në fund të marsit 2024.

Holanda e cila pret që inflacioni të arrijë në 5.2 për qind këtë vit, po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim të vetëm të energjisë prej 800 €.

Norvegjia, norvegjezët do të paguajnë vetëm një shumë të caktuar të vendosur nga qeveria vitin e kaluar. Sipas një skeme të prezantuar nga qeveria në vitin 2021, norvegjezët paguajnë faturat plotësisht vetëm kur çmimet janë nën 70 korona (7 euro) për kWh. Kur faturat e energjisë kalojnë atë prag, qeveria mbulon 80 për qind të totalit.

Bullgaria miratoi në maj një paketë prej 2 miliardë levash (1 miliardë euro) që synon mbrojtjen e kompanive dhe konsumatorëve me të ardhura të ulëta nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë.

/GazetaSinjali/