image Vendasit në Wuhan të Kinës: Nuk vdiqën 3 mijë vetë nga koronavirusi, por 42 mijë

Botë

Bilanci/ Vendasit në Wuhan të Kinës: Nuk vdiqën 3 mijë vetë nga koronavirusi, por 42 mijë

news image

Një pjesë e vendasve në Wuhan të Kinës mendojnë se në qytetin ku shpërtheu epidemia dhe provincën e Hubeit, vdiqën më shumë se 3.182 personat që raporton Pekini zyrtar. Shifra reale sipas tyre duhet të jetë gati 42 mijë.

Shifrat zyrtare tregojnë se në të gjithë Kinën, Covid 19 ka marrë 3.300 jetë njerëzish. Kjo nuk përputhet me atë që thonë banorët, sipas të cilëve, 500 urna u janë dorëzuar çdo ditë familjeve në zi prej shtatë agjencive funerale të Wuhanit.

Që do të thotë se hiri i 3.500 personave është shpërndarë çdo 24 orë. Agjencitë i kishin garantuar të afërmit e viktimave se do ta merrnin hirin përpara datës 5 prill kur mbahet festivali Qing Ming, gjatë të cilit kinezët vizitojnë varret e paraardhësve të tyre. Në këtë mënyrë, në periudhën 12 ditore mund të shpërndaheshin 42,000 urna.

Mediat lokale pretendojnë se agjencitë në zonën Hankou morën brenda vetëm dy ditësh dy ngarkesa me 5,000. Kina raportoi për rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus – për të katërtën ditë me radhë. Autoritetet shëndetësore atje thanë se sot u shënuan 31 raste të reja, prej të cilave 30 janë importuar. Sipas Komisionit Kombëtar Shëndetësor, shifra paraqet rënie për 45 për qind, krahasuar me një ditë më parë. /Gazeta Sinjali/