image Vëllezërit ngatërrohen për tokë, e dikush tjetër kanos fqinjin për kafshët

Kosovë

Kanosje/ Vëllezërit ngatërrohen për tokë, e dikush tjetër kanos fqinjin për kafshët

news image

Një i dyshuar është arrestuar nga policia në Klinë pasi kishte kanosur vëllaun e tij për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas policisë i dyshuari përmes një SMS kishte kërcënuar të vëllain duke tentuar të bëjë vetëgjyqësi. Për pasojë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër kanosjeje ka ndodhur në fshatin Osek Hile të Gjakovës ku një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur me fjalë dy viktimat babë e djalë për një arsyetim banal.

Sipas viktimave motiv i kanosjes është shkaku se në pronën e të dyshuarit  kishin hyrë kafshët e tyre shtëpiake. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Sinjali/