Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Rahovec, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babain e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, ku pas një mosmarrëveshje me babain e tyre, dy djemtë e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.