image Vëllezërit Bytyqi në Prizren futen në sherr: Rrahin një person për shkak të pagesave, njëri arrestohet e tjetri në arrati

Siguri

Vëllezërit Bytyqi në Prizren futen në sherr: Rrahin një person për shkak të pagesave, njëri arrestohet e tjetri në arrati

news image

Konfliktet që përcillen me kanosje serioze e përleshje brutale për shkak të të hollave janë goxha të shpeshta në vendin tonë. Paratë jo rrallëherë janë bërë mollë sherri mes të rinjve, që për pasojë janë futur në telashe me Policinë. Kështu ka ndodhur edhe sot në rrugën Traniziti i ri në Prizren, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar një tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy vëllezërit Lulzim dhe Kushtrim Bytyqi, njëri prej të cilëve ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërsa tjetri ka arritur të shpëtojë duke ikur.  

Sinjali mëson se Lulzimi është arrestuar, teksa Kushtrimi po e shijon lirinë nga arratia dhe tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.  

pzzzz 1
Lulzimi dhe Kushtrimi

Ata po dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një 37-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur me të, lidhur me disa pagesa. Pasi problemin nuk arritën ta zgjidhnin, vëllezërit Bytyqi dyshohet se vendosën t’i qërojnë hesapet me dajak, por u futën në sherr.

Posa rasti është raportuar, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që viktima është dërguar në Emergjencën e Prizrenit, ku ka marrë trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve.

Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që Lulzimi të dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse vëllai i tij të ndalohet posa Policia ta lokalizojë vendndodhjen e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/