image Vëllau i Donjeta Pajazitajt: I dyshuari për vrasjen e saj e kërkonte me ne në kohën kur ishte e zhdukur

Drejtësi

Vëllau i Donjeta Pajazitajt: I dyshuari për vrasjen e saj e kërkonte me ne në kohën kur ishte e zhdukur

news image

Vëllau i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të zbulojnë bashkëpunëtorët e Naser Pajazitaj i cili akuzohet për vrasjen e Donjetës, derisa kërkon të dijë edhe arsyet se pse është vrarë motra e tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Pajazitaj thotë se i dyshuari për vrasjen e Donjetës gjatë kohës sa ajo ishte e zhdukur e kërkonte bashkë me ta, derisa atyre u thoshin se ajo ishte martuar.

“Donjeta ka qëndruar 6 javë e zhdukur dhe nuk ka pas njeri në fshat që nuk ka ardhur për të pyetur për Donjetën. Unë jam nervoz se si kemi qenë familje aq e verbër dhe si nuk kemi mund ta shohim se po na punojnë këtë tradhti. Edhe personi që dyshohet për vrasjen e saj ka ardh te ne, kanë shkuar me babin në disa vende dhe thuhej që ajo është martuar”, ka thënë ai në T7.

Shkëlqim Pajazitaj ka deklaruar se nuk i beson organeve të drejtësisë, pasi ende nuk e din se pse është vrarë motra e tij. /Gazeta Sinjali/