image Vëllai sulmon vëllain në Mitrovicë, një i lënduar

Ekskluzive

Vëllai sulmon vëllain në Mitrovicë, një i lënduar

news image

Një mosmarrëveshje familjare ka përfunduar me dhunë fizike në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se vëllezërit Fehmi dhe Fevzi Muslija janë përfshirë në një përleshje, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Të dy janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa Prokurori ka cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

Me urdhër të tij, të dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/