image "Vëllai i Madh" jep ultimatumin e fundit: Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut

Bota e Yjeve

“Vëllai i Madh” jep ultimatumin e fundit: Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut

news image

Një zarf i zi hyri në shtëpi, për dhunën e përdorur në shtëpi si dhe për situatën e agravuar mes Luizit dhe Kiarës.

“Që nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat. Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor.”, thuhej në zarfin e zi.

KUJTESË! ÇFARË NDODHI GJATË JAVËS?

Vëllai i Madh i dha një mision Ermionës gjatë javës. Ajo duhet të bindte vajzat që të mos kishin fare komunikim me djemtë dhe nëse do arrinte ta bëntë një gjë të tillë, ajo do surprizohej nga vajza e saj.

Ajo u tha vajzave se nëse ato do rezistonin duke mos u kominikuar djemëve, do kishin një avantazh në lojë.

Në fakt, avantazhi ishte vetëm për Ermionën, por ajo e tha këtë, si një mënyrë që vajzat të përqëndroheshin në lojë, pasi vetëm në atë mënyrë  mund të takonte vajzën e saj.

Ndonëse misioni nisi si një lojë në fillim dhe u shoqërua me batuta të shumta dhe të qeshura pafund, në fakt nuk përfundoi ashtu.

Djemtë e kuptuan që vajzat kishin si mision të mos flisnin fare me to. Ishte Luizi ai i cili bllokoi në lavamanin e tualetit Kiarën, duke mos i dhënë kësaj të fundit fare hapësirë për të lëvizur.

Kiara u shpreh se po i merrej fryma dhe kërkoi nga Luizi që ai ta linte të kalonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Për më tepër, edhe kur Kiara nisi të qante pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ai vijoi ta mbante atë të bllokuar.

Kjo situatë u kthye  në “kaos” në shtëpi dhe krijoi debate dhe përplasje të forta mes Kiarës dhe Luizit, por jo vetëm.

/GazetaSinjali/