image Vëllai i Abazoviq në ballinat e mediave serbe, ka një spital në Beograd ku punon partnerja e kryeministres serbe

Rajon

Vëllai i Abazoviq në ballinat e mediave serbe, ka një spital në Beograd ku punon partnerja e kryeministres serbe

news image

Në maj të këtij viti një grup i doktorëve hapën Spitalin Gjeneral “Biocell Hospital” në Beograd. Sipas mediave serbe, vëllai i kryeministrit Dritan Abazoviq, Xhihan Abazoviq është pronar i spitalit në të cilin punon edhe partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabiq, Milica Gjurgjiq shkruan Blic.rs.

Xhihan Abazoviq, që me profesion është mjek, ka konfirmuar se Milica Gjurgjiq, është e punësuar në spital si shefe e repartit të Radiologjisë.

Ai tha se ishte i befasuar me shkrimet e mediave dhe senzacionin që i është dhënë se vëllai i tij Dritan Abazoviq është kryeministër në shtetin fqinj dhe partnerja e kryeministres Brnabiq është shefe e Radiologjisë.

Tutje, Xhihan Abazoviq, ka thënë se spitali është rezultat i punës së gjatë të gjashtë apo shtatë njerëzve.

Ai ka shtuar se ka pasur një spital në Zemun në vitin 2015 por që është mbyllur për shkak të spitalit të ri që është hapur në pjesën e Beogradit të ri.

/GazetaSinjali/