Policia bashkiake e Shkodrës ka nisur që në orët e para të së dielës një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të jashtëligjshme në plazhin e Velipojës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kreu i kësaj strukture ka deklaruar se hapësirat në plazh do të monitorohen çdo ditë nga një grup i posaçëm kontrolli, për të parandaluar zënien pa leje dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë sezonit turistik.
Zënia e padrejtë e hapësirave publike ka shkaktuar jo pak tensione vitet e fundit, madje në disa raste është bërë edhe shkak për përplasje të dhunshme mes pronarëve të bizneseve, duke përfunduar me pasoja fatale.
Policia apelon për respektim të ligjit dhe të hapësirave publike që u takojnë pushuesve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!