Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela i është kundërpërgjigjur drejtorit të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili u shpreh se nuk i ka pritur mirë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku tha se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.
”Ne e dimë mirë, Ambasador, ku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq.
Ndërsa Vela i tha se “nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën.
Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës” ka shkruar ai në twitter.
We know well @USAmbKosovo where borders in K&M are, those are borders of Serbia in accordance with the UN Charter and UN Resolution 1244. And the Serbian List is the choice and voice of Serbian people defending national interests of its people in K&M, not of foreign embassies. https://t.co/8cFCtzcVp6
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 1, 2023