Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka akuzuar shtetin për vdekjen e hallës së tij 73 vjeçare në QKUK.
Kajtazi përmes disa postimeve në Twitter thotë se mjekët kanë deklaruar se halla e tij ishte pozitive në testin për COVID-19, ndërsa autopsia i ka rezultuar negativ.
Rasti i djeshem i raportuar ne media ka te beje me vdekjen e halles sime. Mjeket Vazhdimisht me kane thene se eshte negativ, deri diten e vdekjes. Dje me thane se ka dale dy here pozitiv. Une kam insistu ti behet autopsia. Rezultati i sotem per Covid 19 del te jete negativ. pic.twitter.com/8JvbJsAG94
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) September 11, 2020
Ai thotë se rasti i hallës së tij dëshmon se njerëzit po trajtohen sikurse kafshët.
Ky rezultat deshmon se njerezit jane duke vdekur sikurse kafshet, pa trajtim te duhur, pa ilaçe, me neglizhence. Halla ime mbase do te mbijetonte po te pranohej me kohe ne njeren prej klinikave te specilizuara. Por, ajo u la ne Mjekesi Sportive derisa ra ne koma.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) September 11, 2020
Kajtazi për vdekjen e hallës e akuzon shtetin sepse sipas tij i ka munguar kujdesi i duhur mjekësor.
Eshte transferuar ne Intensive, ku ka pasur kujdes te madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashme ishte vone. Halles sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) September 11, 2020
Rezultati i sotem i Mjekesise Ligjore me detyron te dyshoj ne trajtim te duhur.
“Për këtë arsye unë, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin për vdekjen e saj!”, përfundon gazetari.