image Mbi 100 persona e kërcënuan Kajtazin pas deklaratave për Grupin e Kumanovës, AGK kërkon mbrojtjen e tij

Siguri

Mbi 100 persona e kërcënuan Kajtazin pas deklaratave për Grupin e Kumanovës, AGK kërkon mbrojtjen e tij

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar për letrën që ka pranuar nga gazetari Vehbi Kajtazi për kërcënimet që ka marrë pas deklaratave të tij rreth Grupit të Kumanovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kajtazi ka thënë se mbi 100 persona i ka denoncuar sot në Polici, të cilët sipas tij janë nxitur edhe nga reagimet e Grupit të Kumanovës.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në. 

Në njoftimin e AGK-së thuhet se ky institucion dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.

/GazetaSinjali/