image Vegla e re e OpenAI ka fituar vëmendjen e përdoruesve, një milion përdorues të rinj në vetëm një orë

Teknologji

Vegla e re e OpenAI ka fituar vëmendjen e përdoruesve, një milion përdorues të rinj në vetëm një orë

news image

Një vegël e re për gjenerimin e fotografive, e ofruar nga OpenAI, është popullarizuar aq shumë, sa që po shkakton probleme me krijimin e llogarive të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

OpenAI është duke e rritur me shpejtësi audiencën e saj për ChatGPT, dhe shtimi i kësaj veçorie të fundit për gjenerimin e fotografive ka rritur më tej popullaritetin e chatbot-it të AI.

Madje, kreu i kompanisë, Sam Altman dje ka njoftuar se shërbimi ka shtuar një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, duke e quajtur atë kërkesë “biblike” për gjenerimin e imazheve.

Kur kompania njoftoi disponueshmërinë e gjeneratorit të fotografive javën e kaluar, qëllimi ishte ta bënte atë të disponueshëm për përdoruesit e të gjitha niveleve të abonimit ChatGPT.

/GazetaSinjali/