Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar dy herë vetëm në pjesën e parë në ndeshjen mes Fenerbahce dhe Genclerbirligin.
Fillimisht në minutën e 23, ai e ka shënuar golin e parë për ekipin e tij, duke e barazuar rezultatin në 1-1, pasi Fenerbahce ishte duke humbur.
Ai golin e dytë personal dhe të tretin për Fenerbahçen e shënoi në minutën e 39-të. Rezultati pas pjesës së parë është 3-1 në të mirë të Fenerit./Gazeta Sinjali/